Fermerët e Qarkut të Korçës kanë zhvilluar dy protesta të njëpasnjëshme lidhur me problemet që ata përballen në përditshmëri.
Gazetarja Lorena Kodra bëri të ditur për Arena e Lajmit se sot në Maliq ishte ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila tha se ka nisur shpërndarja e subvencioneve për fermerët. Ajo tha se të parët që përfitojnë nga skema janë ata që kanë realizuar bashkimin e operatorëve.
Pikërisht në këtë kuadër, ministrja Denaj i ka drejtuar një apel fermerëve që të bashkohen, jo me letra në pronësi, por me kontrata të panoterizuara, duke rritur kështu sipërfaqet në 5 apo 10 ha, për të aplikuar në këtë mënyrë mekanikën moderne.
“Sipërfaqet në vendet e rajonit në disa produkte janë shumë herë më të larta mesatarja se sa e jona. Ne folëm edhe me kryetarin për të ndihmuar zonën e Maliqit me disa mbështetje të tjera në fillim të vitit, folëm për sistemet vaditëse dhe kemi mbëahtetur 4 bashki me fonde të dedikuara për sistemin ujitje kullimit”, tha Denaj.
Cilat ishin disa prej ndihmave që do i ofroni fermerëve protestues në Maliq?
Së pari duhet të kuptojmë një gjë, që ne të gjithë si përfaqësues të pushtetit qëndor dhe vendor për gjatë gjithë vitit, mbështesim çdo zë dhe prandaj që zëri i protestuesve të kësaj zone që ka disa javë që ka ngritur disa shqetësime, vjen dhe dëgjohet.
Kjo është e para, sepse në qoftë se ne nuk komunikojmë me njëri tjetrin ne nuk arrjimë t’i japim pastaj zgjidhje.
Për gjatë gjithë vitit ne kemi pas disa nga çështjet, ku emëruesi i përbashkët si në raportin me blektorët në urën e Kardhiqit, me bletarët e tjerë, është formalizimi i ekonomisë bujqësore dhe mbi të gjitha është bashkimi i operatorëve.
Duket si fjali të përgjithshme, teknike por në fakt është e vetmja zgjidhje që ne të kemi mundësi të rrisim shkallë, të rrisim automatizim dhe të ulim kosto. Jemi drejt një tregu për BE, të një proçesi që nuk mjatfon të jetë vetëm i ndodhur në letër me ligje, por duhet të ndodhi në terren.
Në territor sot ka një informalitet të shtuar i cili vjen mes kontratave të munguara të fermerëve, përpunuesve apo tregtarëve. Ky është një produkt që ne nuk e evidentojmë vetëm sot, ka qënë përgjatë kohës, ne thjesht duhet ta reduktojmë. Në mënyrë që dhe suvencionet të shkojnë aty ku duhet por njëkohësisht dhe vetë fermerët të marrin mundin dhe djersën e tyre në vlerë ekonomike. Nqs ne me strukturat tona qëndrore dhe rajonale nuk arrijmë dot ti ndjekim në bazë të kontrate, ne nuk arrijmë dot t’i japim ndihmë fermerit. Pra formalizimi i eknomisë shtë kyç!
Sigurisht kjo është një zonë që dominohet nga disa produkte. Patatja midis të tjerave është molla, qepa. Ne kemi ardhur në një moment kur edhe planifikimi për të mbjellë i cili pavarsisht se çdo vit është i rritur dhe gati 94% të nevojave mundësohet nga prodhimi vendas, vetëm 6% është nga importi.
Duhet të shkojë brenda tregjeve që e përthithin këtë produkt. Produkti i patates nuk është një produkt i cili përthithet në tregjet e BE-s, pasi i gjithë rajoni dhe jo vetëm Shqipëria ka një kufizim që nga strukturat e digisantes, për të cilat ne jemi duke punuar por nuk ndodh në një mënyrë automatike dhe gjithë produkti i cili lidhet me sigurinë ushqimore në veçanti me pataten është një produkt që do duhet të ndiqet përgjatë viteve të ardhshme dhe alternativat janë që të prodhojmë me kosto sa më të ulët që të paktën të konkurojmë produktin e jashtëm. E them dhe një hërë që inporti është vetëm 6% nga statistikat.
Ne pjesën më të madhe të 278.188 ton e prodhojmë në vend. Kështu që tregjet nuk kanë monopol, por ka mungesë formalizimi. Por ne nuk e gjurmojmë dot me dokument, por vetëm me biseda. Ajo që duhet të kuptojmë jovetëm ne si qeveri por edhe fermerët që këtu ka ardh një moment shumë i rëndësishëmqë ne duhet të formalizojmë këtë ekonomi.