Dështon miqësorja e Dinamos me klubin e njohur italian, sot blutë drejt Shqipërisë

Dinamo duhej të luante katër ndeshje miqësore në Itali, por në fakt ka luajtur vetëm dy të tilla. Pas ndeshjes me Virtus Kastelfrankon është anuluar edhe miqësorja e djeshme me Livornon.

Vendimi mësohet se është marrë nga vetë dinamovitët dhe motivi nuk është ende i qartë, por duket se ka të bëjë me faktin se ngarkesa ka qenë e madhe për futbollistët dhe stafi i është druajtur frikës së ndonjë dëmtimi. Në këtë mënyrë, dy miqësoret italiane të bluve mbeten ato me diletantët e Atletik Proxhetos dhe Rexhianës.

Para se skuadra të shkonte në Itali, në kryeqytet luajti dy miqësore, me Vorën dhe me Dinamon e Ferizajt. Blutë, pas tri javësh stërvitje intensive, do të lënë sot Italinë dhe do të nisin udhëtimin drejt Shqipërisë.

Fundjava pritet të jetë pushim për futbollistët, ndërsa të hënën ekipi do të nisë përgatitjet anti-Egnatia në kompleksin e Arbanës.

Arena e Lajmit

Dështon miqësorja e Dinamos me klubin e njohur italian, sot blutë drejt Shqipërisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook