Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar për posedim të 16 kilogramëve kokainë. Burri u ndalua nga Policia e Shtetit të Perugias gjatë një shërbimi të gjerë kontrolli territorial në zonën Ponte San Giovanni.
Policët e Skuadrës Fluturuese vunë re një automjet që ecte me shpejtësi jo konstante, me ngadalësime dhe përshpejtime të vazhdueshme. Policia vendosi të ndalojë automjetin dhe të kontrollojë mjetin dhe shoferin, i cili u duk menjëherë i nervozuar, duke dhënë arsyetime se përse u gjend duke udhëtuar në atë rrugë, e cila u duk e paqartë për efektivët.
Kontrolli i thelluar i makinës ka bërë të mundur gjetjen e një vendi enkas, të krijuar poshtë dyshemesë së bagazhit të makinës ku u gjetën dhe sekuestruan 15 blloqe kokainë, me një peshë totale mbi 16 kilogramë.
Më pas policia ka kontrolluar në shtëpinë e të riut dhe ka vijuar arrestimin e 29-vjeçarit, pa precedentë penalë, për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafiku./Perugia Today/