Lojërat Olimpike/ Maratona e notit për meshkuj, fiton një hungarez

Kristof Rasovszky  fitoi medaljen e artë të notit në maratonë 10 km për meshkuj. Hungarezi regjistroi kohën 1 orë 50 minuta dhe 52.7 sekonda në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Rasovszky mori epërsinë në 6.6 km, duke mos lëshuar më pas aspak terren, për të marrë kështu një sukses me peshë.

“Unë isha i përgatitur për këtë. Dje kur pashë Sharon duke fituar, mendova se kjo ishte një shenjë sepse ajo ishte e dyta në Tokio, njësoj si unë, kështu që mendova semund t’ia dal, “tha Rasovszky.

Notari gjerman Oliver Klemet “rrëmbeu” medaljen e argjendtë me kohën 1:50:54.8, ndërsa bashkatdhetari i Rasovszky, David Betlehem fitoi medalje të bronztë me 1:51:09.0 në Pont Alexandre III.

Betlehem dhe Rasovszky të dy stërviten nga i njëjti klub dhe i kanë dhënë Hungarisë dy medalje të tjera në Paris, duke e çuar totalin në pesë, duke u grumbulluar nga java e kaluar kur Hubert Kos dhe Kristof Milak fituan gjithashtu medaljet e arta në pishinë.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Lojërat Olimpike/ Maratona e notit për meshkuj, fiton një hungarez

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook