Policia në Tiranë ka identifikuar dhe arrestuar një 28-vjeçar, pasi në fshatin Kutreq ka prerë pemë dhe i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– O. D., 28 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal”, thuhet në njoftim.
“Tiranë
Preu pemë në fshatin Kutreq dhe më pas i vuri zjarrin një pjese të pyllit, identifikohet dhe arrestohet 28-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– O. D., 28 vjeç, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, parashikuar nga nenet 205 dhe 206/a të Kodit Penal.
Ky shtetas dyshohet se ka prerë disa pemë në vendin e quajtur “Qafa e Kutreqit”, në fshatin Kutreq, Zall Bastar, dhe më pas i ka vënë zjarrin një pjese të pyllit.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
(Arena e Lajmit)