Shpërndante doza kanabisi në zona të ndryshme të Sarandës, arrestohet 28-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët grekë

Një 28-vjeçar që shiste doza kannabisi, në qytetin e Sarandës ka rënë në pranga nga Policia e Sarandës.

Sipas komunikatës për shtyp, Në pranga ranë dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza kannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit.

Ndërkohë policia ushtroi kontrolle dhe sekuestroi dhjetëra doza kancabisi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Parts 23”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

Vihet në pranga një 28-vjeçar që shiste doza cannabisi, në qytetin e Sarandës.

Në pranga dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza cannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit.

Sekuestrohen dhjetëra doza cancabisi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli,” pasi siguruan informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 23,” si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit L. S., 28 vjeç, banues në Sarandë, E. S., 22 vjeç dhe G. D., 22 vjeç, të dy banues në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e shtetasit L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. S., pasi siguronte lëndë narkotike cannabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Shpërndante doza kanabisi në zona të ndryshme të Sarandës, arrestohet 28-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët grekë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook