Stresi thirrje ministres së drejtësisë në Kosovë: Me mirë ekstrado trupin e Fatonit! Kjo është më shumë ego e jotja sesa drejtësi (FOTO)

Pas vendimit të sotëm (8 gusht) të drejtësisë për të lënë në burg reperin Noizy dhe për ekstradimin e tij drejt Kosovës, ka reaguar reperi tjetër i shpallur në kërkim nga drejtësi kosovare, Stresi.

Stresi i cili duket se është duke shijuar plazhin, i ka bërë thirrje ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, që më mirë të ekstradojë trupin e Faton Hajzirit që u vra nga forcat serbe, sesa merret me dy reperat e Shqipërisë.

Ai shton se kjo është më shumë ego personale e ministres, sesa drejtësi.

Kujtojmë që Stresi dhe Noizy u shpallën në kërkim pak ditë më parë, pas sherrit në një lokal nate në Pejë, ku u dhunua tiktok-eri, Medi Iseni.

“Nuk më takon me fol për çështje të brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit, sesa me u marr me ne… Se njerezit rrehen çdo ditë si anej, si knej, a duhet me i ekstradu?? Hajgare, ste vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja personale sesa drejtësi” shkruan në insta-story Stresi.

Stresi thirrje ministres së drejtësisë në Kosovë: Me mirë ekstrado trupin e Fatonit! Kjo është më shumë ego e jotja sesa drejtësi (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook