Chermen Valiev mban të gjallë shpresat e Shqipërisë për të siguruar medalje olimpike. Mundësi kuqezi kaloi provën e parë, ku në fazën e 1/8 mposhti me pikë mundësin nga Azerbajxhani.
Valiev nuk i bëri një nisje të mirë sfidës, pasi mundësi azer mori kryesimin 3-0 me pikë në periodën e parë. Në të dytën, Valiev mori kontrollin e ndeshjesh duke marrë 4 katër pikë, një fitore me përmbysje që e kualifikon për në fazën çerekfinale ku do të përballet me një mundës nga Uzbekistani.
Chermen Valiev garon në peshën 74 kg në mundjen e lirë.
()