Kapen në shkelje dhe tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, përfundojnë në pranga 70 persona

Policia rrugore ka bërë një bilanc në lidhje me qytetarët të cilët janë kapur në shkelje gjatë drejtimit të mjetit dhe kanë tentuar të korruptojnë efektivin e policisë.

Sipas një komuikatëe, numri i të arrestuarve lidhur me këtë vepër penale ka shkuar në 70.

Policia thotë se lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

Shkon në 70 numri i shtetasve të arrestuar të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin M. G., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ky shtetas me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre shuma parash.

Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

 

Arena e Lajmit

Kapen në shkelje dhe tentojnë të korruptojnë efektivët e policisë, përfundojnë në pranga 70 persona

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook