Qëlloi me breshëri automatike banesën e krushkut, arrestohet 63-vjeçari

Një 63-vje♪5ar u arrestua nga Policia e Fierit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së krushkut, vjehrrit të djalit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasin P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë”, njoftoi Policia.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Njoftimi nga Policia

Fier/Qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Qëlloi me breshëri automatike banesën e krushkut, arrestohet 63-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook