Rruga për medaljen e bronztë, Valiev njeh kundërshtarin e radhës

Chermen Valiev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë ka mësuar emrin e kundërshtarit.  Valiev do të sfidojë mundësin neutral, Mahamedkhabib Kadzimahamedau, i cili triumfoi ndaj sllovakut Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov.

Asgjë nuk do të jetë e lehtë për mundësin kuqezi, sidomos në këtë fazë, ku rivalët janë mjaft të fortë. Valiev, i cili garon në stilin e lirë për peshat deri në 74 kilogramë, duhet të sigurojë 2 fitore, për të arritur te medalja e bronztë.

Nëse vjen triumfi ndaj rivalit të parë, në finale do jetë serbi Cabolov.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Rruga për medaljen e bronztë, Valiev njeh kundërshtarin e radhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook