EMRI/ Makina aksidenton motorin në aksin “Koplik-Bajzë”, humb jetën 66-vjeçari

Aksident me vdekje në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 10:55, në aksin rrugor “Koplik-Bajzë”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin L. M., ka aksidentuar shtetasin Rasim Shabajn, 66 vjeç, i cili lëvizte me motomjet. Si pasojë 66-vjeçari ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. M., është shoqëruar në Komisariat, nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Arena e Lajmit

EMRI/ Makina aksidenton motorin në aksin “Koplik-Bajzë”, humb jetën 66-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook