Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Një i ri nga Vlora ka përfunduar në pranga pasi ka plagosur me thikë një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Raportohet se po ashtu u procedua penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjetër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një 39-vjeçar dhe një 23-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes.

Procedohet penalisht dhe një 17-vjeçar, i cili, në bashkëpunim me autorin e plagosjes, u konfliktua fizikisht me një shtetas tjerër, që ishte së bashku me të dëmtuarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga autori i plagosjes.

Sot, rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një club-i, shtetasi S. C., 19 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit L. T., 39 vjeç, dhe D. T., 23 vjeç. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasin S. C., për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook