Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel ta nis mëngjesin me një video nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos.
Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shihet se si po zbatohet projekti i Ministrisë së Mbrojtjes.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😊
dhe me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik, ku do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur🫶
()