Policia e Pogradecit zbardhi sot ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku një 42-vjeçar u gjet pa ndjenja në rrugë dhe për pasojë humbi jetën në spital.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Familja e viktimës hapi dje dyert e mortit, ndërsa sot do të përcjellë për në banesën e fundit 42-vjeçarin, i cili ishte baba i dy fëmijëve, raporton . Familjarë dhe të afërmt të tij tregojnë se Eglantini ishte shumë i qetë dhe familjar i rregullt dhe nuk kishte konflikte me asnjë person.
Ata pohuan se ai punonte në një lokal në Pogradec, shumë pranë vendit të ngjarjes.
Policia arrestoi autorin e dyshuar, si dhe tre persona të tjerë, konkretisht shtetasit Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.
()