VIDEO/ Veliaj publikon videon e veçantë nga Parisi, hedh “tuç” presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes: Sukseset kanë esencën e traditës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur nga afër kompeticionin e Lojërave Olimpike, ku Shqipëria ka arritur të sigurojë për herë të parë dy medalje bronzi me dy mundësit, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Ai ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një video “funny”, ku teksa afrohet për të përqafuar presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizrenin, i bën një lojë; duke e shtrirë atë në tokë.

Kreu i Bashkisë ka zgjedhur këtë mënyrë për ta uruar për suksesin historik, Prizrenin.

“Sukseset kanë esencën e traditës – faleminderit 🙏🏻 kuksianit të palodhur Sahit Prizreni për gjithë dedikimin dhe sakrificat për t’i sjellë Shqipërisë dhe mundjes suksese Historike!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Veliaj publikon videon e veçantë nga Parisi, hedh “tuç” presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes: Sukseset kanë esencën e traditës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook