Dita ndërkombëtare e Rinisë, Ina Zhupa: Rinia do jetë në ballë të ndryshimit. Me Ramën rinia e larguara e madhe nga vendi.

Sot, në ditën ndërkombëtare të rinisë, deputetja Ina Zhupa si kryetare e Komisionit të Edukimit, përgjegjës për çështjet rinore nxjerr problematikat kryesore që has rinia sot nga ku edhe buron dëshira për tu larguar dhe largimet masive.

Arsimi i dështuar, mungesa e mundësive për punësime dinjitoze, mungesa e aktivitete social-kulturore me qytete që janë kthyer në fjetore, mungesa e shëndetësisë cilësore janë disa nga arsyet që sipas saj të rinjtë ose janë larguar ose ëndërrojnë të largohen.

Zhupa shprehet se “ PD do ta ketë rininë në qëndër të programit të saj dhe në qëndër të angazhimit” për ti dhuruar një të ardhme të begatë në Shqipëri

Statusi i plotë:

Rinia, me endrrën për tu larguar dhe me numrat më të larta të largimeve nga Shqipëria.

Sot në ditën ndërkombëtare të rinisë, duhet të kujtojmë se motorri i ndryshimit që kishin dhe kanë nevojë shqiptarët janë vetëm të rinjtë.

Fatkeqësisht falë politikave të dështura të qeverisë, të rinjtë, pjesa më vitale e shoqërisë o janë larguar nga vendi o endërrojnë të largohen.

Arsimi është i shkatërruar, renditemi të fundit në PISA për mendimin krijues, renditemi me rënien më të madhe në shkencë, lexim dhe matematikë.

Punësimi ngelet një mundësi vetëm e patronazhistëve në administratë sepse janë shkatërruar gjithë mundësitë për biznese rinore, apo për investime të huaja qé hapin vende pune dinjitoze.

Shumica e qyteteve dhe fshatrave janë kthyer në fjetore, ku nuk gjen dot asnjë mundësi kulturore, rinore, zhvilluese si i ri apo e re.

Paratë për shëndetin e tyre apo të prindërve të tyre shkojnë te koncesionet korruptive dhe rrallë herë mund të kenë fatin të gjejnë shërbimin e duhur pa kosto personale.

Ne, Partia Demokratike, kemi detyrimin dhe angazhimin që rinia të jetë në ballë të ndryshimit dhe në qëndër të programit dhe përfaqësimit në zgjedhje.

Rinia shqiptare meriton një të ardhme të begatë, meriton arsim cilësor, punësim, shëndetësi, argëtim dhe jetesë dinjitoze. Vetëm atëherë ëndrra e tyre do jetë një jetë e lumtur në Shqipëri, ndryshe do numerojmë miqtë, shokët, familjarët që largohen çdo javë.

Arena e Lajmit

Dita ndërkombëtare e Rinisë, Ina Zhupa: Rinia do jetë në ballë të ndryshimit. Me Ramën rinia e larguara e madhe nga vendi.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook