Gossip/ Morata fiton zemrat e tifozëve të Milanit, por humbet atë të bashkëshortes së tij, çifti drejt divorcit

Alvaro Morata u transferua te Milani pak ditë më parë dhe po e pret me padurim nisjen e aventurës italiane me kuqezinjtë e Paulo Fonsecas. Sulmuesi nga Madridi, i cili fitoi Europianin në Gjermani si kapiten i Spanjës, i ka dhënë fund martesës me modelen italiane Alice Compello. Me të cilën ka 4 fëmijë.

“Pas një periudhe reflektimi, Alice dhe unë kemi marrë vendimin për t’u ndarë. Një marrëdhënie e mrekullueshme me respekt të ndërsjellë. E kemi dashur dhe ndihmuar shumë njëri-tjetrin.
Kemi kaluar së bashku vite të mrekullueshme, fryt i të cilave ishin 4 fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e bukur që kemi bërë. Është një vendi i dhimbshëm, për të cilin kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri.

Mos shpikni histori për protagonizëm, sepse e përsëris: për asnjë moment nuk ka munguar respekti mes nesh. Thjesht shumë keqkuptime të vazhdueshme që i konsumuan gjërat pak nga pak.
Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që përjetuam së bashku ishte e jashtëzakonshme dhe një leksion i madh jetë”, shkruan 31-vjeçari në rrjetet sociale.

Arena e Lajmit

Gossip/ Morata fiton zemrat e tifozëve të Milanit, por humbet atë të bashkëshortes së tij, çifti drejt divorcit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook