I grabiti varësen nga qafa të miturit në mes të qytetit, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës nga policia e Beratit pasi i grabiti një varëse nga qafa një të mituri. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Beratit, raportoi për Arena e Lajmit gazetarja Eneida Petova.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në pedonalen e qytetit, i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari.

Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

I grabiti varësen nga qafa të miturit në mes të qytetit, arrestohet 50-vjeçari

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook