Një apartament në Lushnjë është përfshirë nga flakët.
Apartamenti ndodhet në lagjen “Kadri Qystri” të qytetit.
Banesa e djegur ndodhet në katin e katërt të një pallati.
Mësohet se në momentin që ka rënë zjarr, në banesë nuk ka pasur njeri. Nga flakët, rrezikohen dhe banesat e tjera në pallat.
(Arena e Lajmit)