Qindra të rinj ndjekin “Shiun e Yjeve Perseid” në Parkun Kombëtar të Shebenikut

Në një kamping gjigand me çadra të ngritur mbrëmjen e të Dielës në Fushë Studën, pranë Parkut Kombëtar të Shebenikut me qindra të rinj e të reja por edhe të vegjël e të moshuar nga e gjithë Shqipëria janë bërë bashkë për të ndjekur e përjetuar me Teleskop ,”Shiun e Yjeve Perseid “.

Për katër net së bashku me ta do jenë edhe disa grupe të ndryshme turistësh të huaj që do përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme si edhe dhe do kalojnë së bashku net romantike e relaksi mes natyrës së mrekullueshme të kësaj zone. Për të rinjtë pjesëmarrës në këtë ngjarje astronomike ,atmosfera është e jashtëzakonshme dhe eksperienca e saj mbetet unike .

“Shiu i Yjeve Perseid “është një dukuri natyrore spektakolare në të gjithë Botën , ndërsa ky spektakël natyror në Shqipëri mund të shihet vetëm mbrëmjen e kësaj fillimjave në Parkun Kombëtar të Shebenikut i cili është kthyer tashmë një nga destinacionet turistike të jashtëzakonshme që frekuentohet në çdo stinë të vitit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo ngjarje astronomike tashmë mbledh gjithë e më shumë vizitorë e turistë çdo mes Gushti në Parkun Kombëtar të Shebenikut i cili pas ndërtimit të infrastrukturës rrugore që të çon atje nga qyteti i Librazhdit po ” përjeton” një fluks të jashtëzakonshëm të atyre që preferojnë destinacionet e turizmit malor.

()

Arena e Lajmit

Qindra të rinj ndjekin “Shiun e Yjeve Perseid” në Parkun Kombëtar të Shebenikut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook