VIDEO/ Pas dhunës përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe humbi jetën në spital, momentet e fundit të jetës së 42-vjeçarit në Pogradec

Pamjet që shihni tregojnë momentin pak pas sherrit që i mori jetën 42-vjeçarit Eglantin Proga. Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar për pamjet që tregojnë momentet e fundit të jetës së babait të dy fëmijëve, i cili u gjet pa ndenja në rrugë nga kalimtarët e rastit, ndërsa humbi jetën në spital. Ngjarja ndodhi pasditen e të shtunës në Pogradec.

Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës që shihet në pamje, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Teksa si fillim u tha se kishte dyshime që personi në fjalë kishte qenë i dehur dhe kishte rënë përtokë pa ndjenja, një ditë më vonë u zbulua se ai ishte dhunuar. Aktualisht pas hekurave ndodhet 29-vjeçari dhe tre persona të tjerë, Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

()

Arena e Lajmit

VIDEO/ Pas dhunës përfundoi pa ndjenja në rrugë dhe humbi jetën në spital, momentet e fundit të jetës së 42-vjeçarit në Pogradec

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook