Beppe Bergomi për sezonin e ri në Serie A: Interi në rreshtin e parë, por kujdes nga shembulli i Napolit vitin e shkuar

Beppe Bergomi i intervistuar nga Corriere dello Sport, ka folur për ambiciet dhe objektivat e skuadrave të mëdha italiane në prag të fillimit të sezonit. Është koha e fillimit të sezonit. Gjithmonë pak e pakëndshme. Interi kampion i Italisë e fillon në avantazh në krahasim me të tjerët?

“Vazhdoj të mendoj që nuk është më i forti, por më i miri. Ka pasur vendosmërinë dhe dëshirën që e kanë lejuar të kryejë atë kampionat madhështor. Po, e vendos në rradhë të parë, por nëse nuk luan me po atë “ligësi” konkurruese, shembullin e ka përpara: Napolin e vitit të kaluar. Të tjerët e rinisin më motivin të madh”.
Milan dhe Juventus kanë ndryshuar trajnerin për shembull.

“Milani që doli e dyta ka bërë blerje të mira, e rradhis në të njëjtën rradhe me Interin. Dhe sipas meje mund t’a nisë mirë edhe Juventus, që vitin e kaluar midis shumë vështirësive gjithsesi ka arritur rezultat. Më pas jam kurioz të kuptoj Romën, skuadër e forte teknikisht”.
Më pas është Napoli, që ka zgjedhur #Conte për të rinisur sezonin mbas një viti zhgënjyes, pa kupa: një skenar ideal për një trajner si ai?

“Gjëja e bukur e Contes është që brënda 10-15 ditëve të organizon. Pa kupat dhe duke u nisur nga vendi i 10 mund të nxjerrë nga të gjithe maksimumin”.

A do të ndikojë version i ri i Champions League në menaxhimin e resurceve dhe në rrugëtimin e scudettos?
“Rotacionet inteligjente do të jenë thelbësore, duke marrë përsipër edhe ndonjë risk. Tahmë klubet mund të monitorojnë kushtet e lojtarëve falë të dhënave të shumta. Intensiteti i lartë është i vështirë për t’u menaxhuar në harkun e një kampionati”.

Arena e Lajmit

Beppe Bergomi për sezonin e ri në Serie A: Interi në rreshtin e parë, por kujdes nga shembulli i Napolit vitin e shkuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook