Paulo Dybala është një nga loijtarët që po kërkohet nga ekipet e Arabisë Saudite. Një oferta e majme ka mbërritur prej ditësh në zyrat e Romës për argjentinasin.
Al-Qadsiah i ofruan 20 milionë euro në sezon dhe një kontratë disa vjeçare.30-vjeçari nuk është tunduar aspak, ndërsa u ka dhënë “JO” milionave të arabëve. Në këtë mënyrë kampioni i botës zgjedh t’i qëndrojë besnik skuadrës italiane dhe të vazhdojë qëndrimin e tij te Roma të paktën edhe për një sezon tjetër.
Me qëndrimin e Dybalas te Roma, bie poshtë edhe mundësia e transferimit të Edon Zhegrovës në Serie A, pasi lojtari shqiptar shikohej si zëvendësuesi i mundshëm i argjentinasit nëse ky i fundit do të largohej drejt Arabisë.