Dhunimi për vdekje i 42-vjeçarit/ I afërmi i Eglantin Progës: Denis Meçe i vuri gjobë! Pista ku po hetohet

Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e rëndë në Pogradec. Akuza që hodhi i afërmi i viktimës në lidhje me gjobvëniet dyshohet të jetë motivi që ka çuar Denis Meçen të rrahë për vdekje Egli Progën.

Kjo është edhe njëra nga pistat të cilat po hetohen nga Prokuroria, ndërkohë veprimet hetimore do të mbledhin fakte të tjera për dosjen, ku do të merren dhe dëshmi nga persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ka dyshime të forta se Eglantin Progës i është kërkuar të dorëzojë xhiron ditore të lokalit te grupi i Denis Meçes. Dyshohet se refuzimi i Progës për dorëzimin e xhiros ka bërë që ndaj tij të ushtrohet dhuna, që çoi në vdekjen e tij.

Policia po heton ndërkohë në disa pista përfshirë edhe gjobvënien.

()

Arena e Lajmit

Dhunimi për vdekje i 42-vjeçarit/ I afërmi i Eglantin Progës: Denis Meçe i vuri gjobë! Pista ku po hetohet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook