Dibër / I zhgënjyer nga tregu i shitjes, fermeri gati të heqë dorë nga kultivimi i dardhës

Fermerët e Dibrës po përballen me vështirësi ose më saktë me çmime shumë të ulëta të prodhimeve të tyre.

Shefik Fisniku nga fshati Trenë në Melan të Dibrës ka provuar disa degë të bujqësisë, por me asnjërën nuk ka mundur të dalë me fitim në asnjërën prej tyre.

Fillimisht ai është marrë me blegtori pas kthimit nga Italia, por nuk ka gjetur mbështetjen e nevojshme dhe e ka ndërprerë. Më pas ai tregon se ka kultivuar pemë frutore si qershi e mollë, por prodhimi i mbetej pa shitur ose i kërkohej me çmim që nuk mbulonte as shpenzimet. Shefiku thotë se asnjë nga strukturat e shtetit nuk i pyet për problemet që kanë fermerët.
Ai tregon eksperiencën në Itali e cila nuk ka të krahasuar me këtu me mbështetjen që i jep shteti. Shefiku shprehet se as me dardhën tani nuk po gjen treg shitje.

Megjithëse prodhimi është cilësor, çimi është shumë i ulët për shkak se e mbyt importi. Fermeri Shefik Fisniku thotë se nëse kjo situatë vazhdon, atëherë bujqësia në vendin thonë do të marrë fund e gjitha.

Arena e Lajmit

Dibër / I zhgënjyer nga tregu i shitjes, fermeri gati të heqë dorë nga kultivimi i dardhës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook