Marash Kumbulla përfundon në radarët e klubit të Empolit. Klubi toskan është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm, që po “troket” dhe emrin i mbrojtësit shqiptar është më i lakuari orët e fundit.
Për të përforcuar këtë gjë, ka qenë vetë gazetari italian i specializuar në çështjet e merkatos Gianluca Di Marzio që ka publikuar lajmin vetëm pak minuta më parë, lidhur me transferimin e mundshëm të mbrojtësit tonë kuqezi. E sigurte është që Kumublla do të largohet nga kryeqyteti, me teknikun e verdh e kuqve Daniele De Rossi që nuk e shikon Kumbullën pjesë të projektit të tij për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë sikundët gazetari i mirënjohur italian Di Marzio raporton, për momentin klubi i Empolit është vetëm duke kryer sondazhe lidhur me Kumbullën. Në orët në vijim pritet pse jo të mbërrijë në dyert e klubit të Romës edhe oferta e parë për Marash Kumbullën.
Kujtojmë që Kumbulla u aktvizua në formë huazimi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar në rradhët e skuadrës së Sasuolës.