Emri/ Procedohet penalisht inspektori i drejtorisë së bujqësisë

Procedohet penalisht inspektori i drejtorisë së bujqësisë dhe administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë e Dibrës, Halil Kurti. Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet se ka lejuar banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe nuk informoi strukturat e Policisë.

“Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Dibër, me detyrë Inspektor në Drejtorinë e bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas duke mos ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi, nuk ka informuar strukturat e policisë por ka lejuar dy banorë në zonën e tij pyjore, në vendin e quajtur, “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, të prisnin pa leje 150 pemë ahu, dhe 25m³ lëndë drusore”, njoftoi policia.

Njoftimi nga Policia

Lejoi banorë të zonës të prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe nuk informoi strukturat e Policisë, nis hetimi penal për Inspektorin e Drejtorisë së bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër.

Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Dibër, me detyrë Inspektor në Drejtorinë e bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas duke mos ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi, nuk ka informuar strukturat e policisë por ka lejuar dy banorë në zonën e tij pyjore, në vendin e quajtur, “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, të prisnin pa leje 150 pemë ahu, dhe 25m³ lëndë drusore.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale në dëm të mjedisit, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Arena e Lajmit

Emri/ Procedohet penalisht inspektori i drejtorisë së bujqësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook