“Mileti kërcente në qendër të Libohovës”, ironia e Gjekmarkajt: Rilindja merr meritën për çdo gjë, edhe për medaljet e çeçenëve

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi ka ironizuar me Rilindjen. Gjekmarkaj tha se i ka bërë përshtypje një video që ka hedhur Rama në rrjetet sociale, ku disa persona kërcejnë e hedhin valle. Sipas tij, shqiptarët kanë gëzuar në çdo moment e ky nuk është asesi një meritë e Rilindjes.

Më tej, Gjekmarkaj shprehet se Rama e Veliaj morën merita madje edhe për medaljet e çeçenëve në Paris.

“Me terhoqi vemendjen posaçe një video që Kryeministri Edi Rama publikoi dje në rrjetet sociale e me pas në mediat e shumta pranë tij! Nese nuk do yshtej në komente duke krahasuar pushtetin e tij me atë të vitit “1938” mund të anashkalohej pa shumë vemendje ose me aq sa meriton një qefli ahengu, çabulli, dasme, feste syneti e të tjera kesosh!

Pamjet shfaqnin milet që kercenin në qënder të qytezes së Libohoves!

Teksti perpiqej te jepte idenë se njerzit kendojnë e vallezojnë nga qejfi , gezimi e lumturia që u fal kjo qeveri të cilet ishin të zymtë, nopranë, pa deshira kur ai ishte Kryetar Opozite!! Falë dores së ngrohtë të Partisë ja ka behur lumturia, buçet daullja e zyrnaja.

Ritet e jetes , me gezimet e hidherimet të stineve, të të mbjellave, të të korrave, të vjeljes së rrushit, të zieres së rakisë e një listë tejet e gjatë zakonesh e kanë shoqeruar njeriun nder shekuj, shqiptarin po ashtu! Edhe nën pushtimin turk kanë bërë festa, kanë kenduar , janë martuar, kanë ngrënë e pirë, pas tufes me dhi e dele duke i rënë fyellit ja kanë marrë një vënçëje, nën italianin e gjermanin po, në komunizem gjithashtu! Por gjërat e jetes nuk ka tentuar askush ti pervetesojë! Këtë biçim adet vetem këta të “Rilindjes”e kanë  shpikur! Ngjan sikur qytetet i ka ndertuar Rama me muratoret e tij të qeverisë, detet lumenjte e malet sikuar ai me të vetet ti kete pikturuar, kostumet popullore po aq , notat e kengeve dhe ritmet e valleve ai dhe ministrat e tij ! Moren medaljet çeçenet nën Flamurin tonë dukej se në ring kishtë qënë ky dhe Bakja! Lali ju fshiu djerset. Ashtu shfaqej edhe Libohova e meremetuar prej tij, e populluar nga e njëjta dorë, që kercente prej vullnetit të tij e për të! Tezja qante që ja mberriti kesaj dite! Nga frika se mos vjen një kohe  dhe ai iken  pastaj qytetet shemben, lumenjte nuk vershojnë, detet thahen, era nuk fryn më, njerzia murretehet, oreksi u ndalet, jeta çartet e soset dhe shqiptari i gjorë mbetet pa Zot qante më me gulçe”, shkruan Gjekmarkaj.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

“Mileti kërcente në qendër të Libohovës”, ironia e Gjekmarkajt: Rilindja merr meritën për çdo gjë, edhe për medaljet e çeçenëve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook