Reali për konfirmim, Atalanta për “misionin e pamundur”. Finalja e Superkupës është gati, skuadrat nisen drejt Varshavës

Real Madrid dhe Atalanta do të përballen mbrëmjen e nesërme në Superkupën e Europës, në orën 21:00 në stadiumin kombëtare të Varshavës në Poloni. Los Blancos vijnë si fitues të Champions League, ndërsa italianët të Europa League.

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri që pritet me mjaft interes nga tifozët e futbollit. Sigurisht është një ndeshje kampionësh, por kësaj rradhe do të jetë edhe debutimi i Kylian Mbappe me Real Madrid. Sulmuesi francez u transferua këtë verë dhe ende nuk ka luajtur minutat e para.

Ylli i ri i Mbretërorëve do të provojë të fitojë trofeun e tij të parë me fanellën e re që në ndeshjen debutuese. Por, kundërshtar do të ketë Berat Gjimshitin i cili me Atalantën e tij synon një tjetër befasi.

Të dy skuadrat janë nisur nga aeroportet respektive drejt Varshavës ku do të zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes e më pas sfida e shumëpritur për trofeun e parë të sezonit.

Arena e Lajmit

Reali për konfirmim, Atalanta për “misionin e pamundur”. Finalja e Superkupës është gati, skuadrat nisen drejt Varshavës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook