U përfolën për një lidhje brenda BBV, kapen mat Buci dhe Santiana(FOTO)

Dy ish-banorët e Big-Brother Vip Kosova Yll Dervishi i njohur si Buci dhe Santiana Maloku, ishin dy nga personazhet më të përfolur brenda shtëpisë më të famshme. Kjo për faktin se u pa mes tyre një afrimitet më i madh se shoqëri.

Santiana dhe Buci janë parë për herë të parë kaq afër me njëri -tjetrin në një klub nate.

Prive ka siguruar një foto të tyre duke u argëtuar në prani të njëri-tjetrit.

Gjatë qëndrimit në BBV Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci e ka sqaruar afërsinë me Santianën, duke thënë se ishte në kuadër të lojës, ndërsa i ka kërkuar falje kësaj të fundit ai tha se dëshironte që banorët të mendonin se kishte diçka më shumë mes tyre, por e fejuara e tij Verona jua ka ndërprerë lojën.

“Më ka ardhur keq për Santianën se e kami pasur pjesë të lojës dhe nuk e kam sqaruar. Doja që banorët të dyshojmë se kemi pasur një puthje, por e ndërpreu Verona. Tash i kërkoj falje Santianës se ka qenë e gjitha pjesë e lojës, normal në bashkëpunim me Santianën. Unë s’kam pasur ndjenja për Santianën që kam thënë nuk e di akoma, ka qenë pjesë e lojës”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Santiana u shpreh se është ndjerë keq pasi ka parë klipin, ndërsa thotë se nuk e kupton pse Buci nuk ka sqaruar se ata janë veç miq, por e ka lënë derën të hapur.

“Nuk jam ndjerë mirë, aspak! Buci as nuk më ka kërkuar falje as nuk ka shpjeguar asgjë në lidhje me videon që u shfaq. Por, pati mundësi me u shpjegu. Unë ia di kapacitetin Bucit. Nëse do kishte qenë dikush tjetër që nuk mundet me fol e kisha kuptuar, por Bucin jo se e di që mundet të shpengohet dhe nuk e kuptoj pse nuk e ka shpjeguar raportin. Pse ka lënë derë çelur e di veç ky, tha ajo.

Pas këtij debati marrëdhënia mes tyre u prish.

Kujtojmë që e fejuara e Bucit, Verona e ndjerë e shqetësuar nga afrimiteti mes dyshes u fut brenda shtëpisë për një sqarim me partnerin e saj që ka një diferenc moshe prej 15 vitesh.

Nga takimi publik që patën dyshja së bashku Buci shpjegoi duke thënë se mes tij dhe Santianës nuk ka asgjë, e gjitha ka ndodhur në kuadër të lojës

U përfolën për një lidhje brenda BBV, kapen mat Buci dhe Santiana(FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook