Emerson Royal është zyrtarisht një futbollist i Milanit. Pas shumë e shumë javësh negociata, klubi kuqezi ia ka dalë të mbyllë marrëveshjen me Tottenham për transferimin e mbrojtësin brazilian.
Djalli do të paguajë 15 milionë euro përfshirë bonuset te klubi londinez për shërbimet e 25-vjeçarit. Emerson kishte dhënë dritën jeshile që në bisedimet e para, por duhej gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve.
Milani prezanton kështu afrimin e rradhës në merkato dhe blindon krahun e djathtë të mbrojtjes që ishte një objektiv në këtë merkato. Ai do të luftojë për një fanellë titullari me kapitenin Davide Calabria i sheh t’i lëkundet pozita e tij në skuadër.