“Besoj do të kemi një verdikt brenda javës”- Avokati i Noizyt flet për gjendjen e reperit në paraburgim

Pak ditë më parë reperi i njohur Noizy u arrestua për sherrin e ndodhur në Pejë me tiktok-erin e njohur Med Iseni. Noizy aktualisht po mbahet në paraburgim për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, së bashku me Dj Crax i përfshirë gjithashtu në këtë ngjarje.

Ndërkohë avokati i tij Besnik Berisha, në një intervistë për mediat në Kosovë ka komentuar situatën dhe ka folur mbi gjendjen emocionale të reperit.

“Çështja është bartur në gjykatën e Durrësit, besoj do të kemi një verdikt brenda javës. Nuk ka tendenca as nga Noizy as nga unë që ta pengojmë procesin e nisur në Kosovë, bile po përpiqemi që të ndriçojmë gjithçka që ka ndodhur atë natë.

Nuk ka qëllim sepse nuk ka gisht as në lëndim, e kjo do të provohet që është vetëm një lëndim i lehtë trupor ndaj së paku një personi. Ka dëshmitare me të cilët kam kontaktuar dhe përmes të cilëve kam mësuar për rrethanat e rastit. Noizy është viktimë e këtij procesi, është i papërfshirë”, tha Berisha.

I pyetur gjithashtu mbi gjendjen emocionale të reperit dhe si po e përjeton ai këtë situatë ai u shpreh se është mirë jo sepse ndihet mirë në ambientin që ndodhet momentalisht, por sepse është i pastër nga akuzat që janë bërë mbi të.

“Paraburgimi nuk është shtëpi pushimi. Është çështje ku i nënshtrohet një rregulli shtëpiak çdo i paraburgosur. Noizy është mirë, jo për faktin se ndihet mirë atje ku është, por për faktin që ndihet mirë për atë që nuk ka bërë dhe ndihet mirë që është i pastër nga akuzat që i ngarkohen.

Por, shpresoj dhe besoj se Gjykata në Shqipëri ka arsye të mjaftueshme dhe të bollshme për për personalitetin e tij, karakterin e tij, lidhjen e tij me vendin, profesionin e tij, emrin e reputacionin që të marrë një vendim që do duhet ta linte Noizyn në liri në pritje të vendimeve të tjera që do merren.”

“Besoj do të kemi një verdikt brenda javës”- Avokati i Noizyt flet për gjendjen e reperit në paraburgim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook