Dështon tratativa Nico Gonzales tek Juventus? Presidenti i “Vjollcëve” pengon transferimin e argjentinasit në Torino

Roko Komiso thotë jo: Niko Gonzales do të qëndrojë tek Fiorentina. Nuk do të transferohet te Juventusi.

Presidenti i skuadrës violë ka ndërhyrë personalisht në këtë çështje duke larguar nga merkatoja sulmuesin argjentinas dhe të ndalojë një marrëveshje që dukej e kryer dhe thuajse e përfunduar. Pas Kiezës dhe Vlahoviçit dukej se një tjetër yll i Fiorentinës do të vishej bardhezi, por këtë herë nuk do të ndodhë. Pavarësisht 30 milionë eurove që Xhuntoli ka ofruar për ekipin dhe dëshirës që ka lojtari për të luajtur në një skuadër që merr pjesë në Champions, Komiso nuk ka pranuar.

Është e vërtetë që janë ende 2 javë të tjera merkatoje dhe duket shumë e vështirë që të flasësh me siguri. Por dëshira e presidentit është që ta ketë lojtarin në ekipin e tij. Përtej faktit të humorit dhe kritikave që do të marrë nga tifozët që një lojtar të rëndësishëm e shet në një prej klubeve që urrehet nga këta të fundit, problemi lidhet edhe çështjen e sulmuesit Gudmunson. Interi është futur në garë për të dhe kjo ka bërë që Atalanta të mos ketë një zëvendësues për Niko Gonzalesin. Kjo është arsyeja pse Komiso ka vendosur që ta ndalojë shitjen e Nikos drejt Juventusit.

Tani ka përpara një mision aspak të lehtë, për të bindur lojtarin që të qëndrojë me dëshirë në Firence dhe të mos e mbajë pa dëshirën e tij. Niko në fakt kishte shprehur vullnetin për t’u transferuar te Juventusi, por në ditët në vijim do të shihet çfarë mund të ndodhë. Bardhezinjtë ndërkohë kanë çështje të tjera të hapura në merkato dhe po punojnë maksimalisht për t’i mbyllur ato. Kalulu nga Milani është një çështje e kryer, ndërkohë që Galeno i Portos mund të jetë alternativa për sulmin.

Nuk përjashtohet mundësia që në fund Federiko Kieza të thirret në apel dhe të vazhdojë të qëndrojë nën urdhrat e Motës për t’i dhënë një dorë skuadrës në vitin e fundit të kontratës së tij.
Kjo është dëshira e lojtarit, por bardhezinjtë e kanë nxjerrë në shitje për të mos e humbur sezonin e ardhshëm si lojtar të lirë. Pak ditë nga nisja e kampionatit, Juvja është si një kantier ndërtimi.

Arena e Lajmit

Dështon tratativa Nico Gonzales tek Juventus? Presidenti i “Vjollcëve” pengon transferimin e argjentinasit në Torino

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook