E ardhmja e Dybala-s merr tjetër kthesë, argjentinasi ka gati akordin me një klub nga Arabia

Paulo Dybala mund të largohet nga Roma. Megjithëse këto ditë ka patur shumë lajme që kanë kundërshtuar njëra tjetrën, në lidhje me të ardhmen e argjentinasit, duket se Dybala ka arritur marrëveshjen me klubin nga Arabia Saudite Al Qadsiah. Ka qenë vetë gazetari i mirënjohur italian Fabrizio Romano që ka bërë publik këtë lajm duke thënë se më në fund Dybala ka rënë dakord me klubin nga Arabia lidhur me termat financiarë dhe është gati të lërë Italinë.

Fillimisht kanë qenë deklaratat e teknikut De Rossi që turbulluan gjërat, kur ai u shpreh se Dybala është një lojtar si gjithë të tjerët dhe se kushdo që dëshiron të largohet nga Roma, mund ta bëjë lirisht, duke nënkuptuar faktin se nuk do të kishte ndërmend të bënte asgjë për të mbajtur Dybalën në kryeqytet. Ndërkohë vetëm ditën e djeshme mediat në Itali, publikuan lajmin se Dybala i kishte refuzuar milionat nga Arabia dhe se do të qëndronte në Romë.

Ditën e sotme duke se kjo çështje ka marrë një tjetër drejtim dhe Paulo Dybala me shumë gjasa do të largohet nga Italia drejt Arabisë, për t’u mbuluar me ar. Një tjetër provë që tregon se sa shumë e vështirë është në kohët që po jetojmë, të luash futboll duke mos vendosur në prioritet paratë.

Arena e Lajmit

E ardhmja e Dybala-s merr tjetër kthesë, argjentinasi ka gati akordin me një klub nga Arabia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook