Elseid Hysaj, Lazio e largon falas, zbulohen motivet

Elseid Hysaj nuk bën më pjesë në planet e Lazio-s, kjo është e vetmja gjë e sigurt, por për momentin, për anësorin kuqezi nuk ka asnjë ofertë konkrete. Mediat italiane janë të sigurta në këtë pikë, Hysaj është lënë i lirë nga drejtuesit e klubit të largohet gjatë kësaj vere, pavarësisht se futbollisti kuqezi ka një kontratë të vlefshme deri në 2025, drejtuesit e Lazio-s e kanë lënë të lirë, kjo për një arsye të thjeshtë, kërkojnë të kursejnë pagën e tij sezonale. Kujtojmë që Hysaj përfiton të Lazio 2,8 milionë euro në sezon.

Hysaj
Hysaj

Agjenti i tij, Mario Guiffredi, zhvilloi një takim të martën me drejtuesit e klubit kryeqytetas, me këta të fundit që ia bënë të qartë edhe një herë vendimin e tyre. Pas mbledhjes, Guiffredi, u mjaftua vetëm me disa fjalë:

“Për momentin nuk ka asgjë të re”, duke lënë të kuptohet se për Hysajn nuk ka një pistë konkrete. Nëse Hysaj qëndron në kryeqytet do ta këtë të vështirë të gjejë hapësira pasi Lazio afroi gjatë verës Nuno Taveres.

()

Arena e Lajmit

Elseid Hysaj, Lazio e largon falas, zbulohen motivet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook