Gjykata Kombëtare e Spanjës merr vendimin, vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

Gjykata Kombëtare e Spanjës vendos të ekstradojë drejt Shqipërisë të shumëkërkuarin, nga autoritetet shqiptare, Lulzim Berishën.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për se Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë spanjolle për ekstradim. Gjykata Kombëtare e Spanjës e ka marrë vendimin ditët e fundit, pas gjyqit të parë që u zhvillua më datë 2 korrik.

Lulzim Berisha, i cili përfaqësohet nga dy avokatë spanjollë, i kërkoi rreth një muaj më parë Gjykatës që të mos dorëzohet në Shqipëri, ku sipas tij në vendin tonë i rrezikohet jeta dhe ka frikë nga një hakmarrje.

Sipas Prokurorisë spanjolle Lulzim Berishës i rrezikohet jeta vetëm jashtë burgut, dhe duke ua dorëzuar Lulzim Berishën, autoriteteve shqiptare, ai nuk do të rrezikohet. Lulzim Berisha, ish-kreu i bandës së Durrësit, ka të drejtën për të apeluar vendimin e Gjykatës Kombëtare në Gjykatën e Lartë të Spanjës.
()

Arena e Lajmit

Gjykata Kombëtare e Spanjës merr vendimin, vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook