Drejtori i Emergjencës Kombëtare Skënder Brataj në një konferencë për mediat foli për ngjarjen në Pogradec, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga. Ai tha se urgjenca ka shkuar për 7 minuta në vendin e ngjarjes.
Brataj u shpreh se Progës i është ndihma e parë në vendngjarje dhe në ambulancë. Sipas tij, situata është menaxhuar me kod të kuq traumatik për 20 minuta.
“Infermieri i vlerësimit ka kaluar të dhënat ekipit të Pogradecit në orën 19:12, në orën 19:14 ekipi është nisur drejt vendngjarjes dhe në 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit.
Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë”, tha Brataj.
(Arena e Lajmit)