Durim Bami ka përfunduar afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai, ditën e djeshme.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se sipas ligjit të Emirateve, ai tashmë është i lirë. Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.
Deri më sot të gjithë personat e arrestuar në Dubai të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sapo përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.
(Arena e Lajmit)