Tenderi 2.5 mln në shëndetësi, Erion Dasho: Ja pse lindin dyshimet dhe duhet hetuar…

Erion Dasho, ekspert i shëndetit publik, në rubrikën “Opinion” në News24 ka kërkuar një investigim apo hetim lidhur me tenderin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Dasho tha se tenderi i shpallur në muajin gusht ka dyshime dhe është një këmbanë alarmi që duhet investiguar.

Ai tha se bëhet fjalë për një tender me vlerë 2.5 mln euro, të ndarë në 10 lote, me qëllim blerjen e pajisjeve për një numër spitalesh, duke nisur nga ata universitarë, e duke përfunduar tek ata bashkiakë.

Ai tha se do të blihen pajisje anestezie, ekografë, aparate grafie, skanerë, laparoskopë e mamografë.

Dasho u shpreh se vetëm një pjesë e pajisjeve, në fakt lotet më të vegjël, do të lëvrohen në vitin 2024, ndërsa rreth 80% e vlerës së tenderit përbëhet nga pajisje që do të lëvrohen në 2025-ën dhe 2026-ën.

Mjeku tha se duhet të investigohen procedurat, përfshi këtu edhe nëse kemi të bëjmë me pajisje që realisht kushtojnë kaq, apo kemi kosto të fryra.

Ai tha se për tenderat e shëndetësisë natyrisht që do të ketë dyshime, pasi vetë ajo që ka ndodhur ndër vite me këtë sistem, përbën një skandal.

“Në kohë pushimesh bëhen tendera kur bëhet fjalë për urgjenca, ndaj dhe mendoj se duhet të ketë një investigim dhe një hetim nga organet ligjzbatuese”, tha ai.

Arena e Lajmit

Tenderi 2.5 mln në shëndetësi, Erion Dasho: Ja pse lindin dyshimet dhe duhet hetuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook