Vatër zjarri në afërsi të Syrit të Kaltër, kërkohet ndërhyrje urgjente nga toka e ajri

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Zjarri është duke u përhapur me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore, raporton për Arena e Lajmit gazetari Senad Nikshiqi.

Si pasojë e flakëve rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmtohen pyjet në rast se zjarri vijon të përhapet.

Nëse nuk ndërhyhet në kohë gjithashtu flakët rrezikojnë të përhapen dhe të rrezikojnë bujtinat dhe zonat e banuara që në këtë periudhë janë kryesisht me turistë të huaj dhe vizitorë vendas.

Të gjendur në këtë situatë banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të marrin sa më shpejt masa për të shuar flakët e zjarrit dhe për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Informacion paraprak

Një zjarr është shfaqur rreth orës 14:00 në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër.

Me të marrë njoftimin për zjarrin e rënë, specialistë të Njësisë Administrative, banorë të zonës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shërbimit Pyjore ndodhen atje për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

Situata po monitorohet hap pas hapi me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit dhe dëmtimit të banesave, të cilat nuk kanë asnjë rrezikshmëri.

Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile po monitorohet situata, ku nësë është e domosdoshme mund të bëhet edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

Arena e Lajmit

Vatër zjarri në afërsi të Syrit të Kaltër, kërkohet ndërhyrje urgjente nga toka e ajri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook