Bruno Fernandez rinovon me Manchester United. Klubi nga Manchester është treguar shumë aktiv deri më tani në merkato. Menjëherë pasi siguroi firmat e dy blerjeve të reja nga Bayerni i Mynihur, atë për De Light dhe Mazraui, “Djajtë e Kuq” kanë gjetur marrëveshjen edhe për rinovimin e kontratës me kapitenin e tyre, portugezin Bruno Fernandez.
Kapiteni ka firmos kontratën e re me United, që do ta mbajë të lidhur në Manchester deri më Qershor të 2027, me opsionin edhe për qëndrimin edhe për 1 vit tjetër. Lidhur me përfitimet financiare, për momentin nuk ka asnjë deklaratë nga klubi, por ajo që dihet mesiguri është se Fernandez do të jetë një prej lojtarëve më të paguar tek United.