Një aksident ka ndodhur në afërsi të kishës se re në Pogradec pak minuta më parë.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet ka goditur nga pas një motomjet me targa italiane.
Sipas informacioneve, drejtuesi i motomjetit me shtetasi italiane nuk ka pësuar dëmtime.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota te aksidentit i cili rezulton vetëm me dëme materiale.
(Arena e Lajmit)