U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Dervishajn dhe Meçajn

GJKKO ka lënë në fuqi masa e ‘arrestit me burg’ për Plaurent Dervishajt dhe e Julian Meçajt.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Arena e Lajmit se Dervishajt iu komunikuan 2 masa sigurie ‘arrest me burg’, që kanë vendosur për të në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.

Ndërsa Mecajt iu komunikua masa arrest me burg për ngjarjen e 1 nëntorit 2019, ku në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksander Lahos i njohur si “Rrumi”, humbi jetën shoferi Andi Maloku.

Në seancë, SPAK përfaqësohej nga drejtuesi Altin Dumani. Avokatet më herët kërkuan kohë që të njiheshin me aktet hetimore dhe mënyrën e ekstradimit.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

U ekstraduan nga Dubai, GJKKO lë në fuqi ‘arrestin me burg’ për Dervishajn dhe Meçajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook