Zjarret në Bashkinë Shkodër, ja sa vatra janë aktive/ Në mbështetje të zjarrfikësve edhe forcat e ushtrisë

Strukturat e emergjencës civile në Bashkinë e Shkodrës kanë përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në këtë territor.

Gazetari Senad Nikshiqi, referuar informacioneve zyrtare, raporton për Arena e Lajmit, se gjatë paraditës së ditës së sotme, është shfaqur një vatër zjarri në vendin e quajtur Guri i Nënshtegut në afërsi të fshatit Theth.

Pranë vatrës së zjarrit janë drejtuar punonjës të Njësisë Administrative, banorë të zonës dhe specialistë zonave të mbrojtura, ndërsa nga Shkodra, është nisur edhe një mjet zjarrfikës së bashku me efektiv të repartit të zjarrfikësve të Shkodrës.

Në koordinim me strukturat e emergjencave civile në Prefekturën e Shkodrës në drejtim të Thethit është nisur edhe një grup prej 30 ushtarësh për të qënë pjesë e operacionit për shuarjen e kësaj vatre zjarri në afërsi të fshatit Theth.

Po ashtu rreth orës 12 të paradites së sotme është riativizuar vatra e zjarrit në lagjen Kaprre në fshatin Ndërlysaj, ku edhe atje ka prezencë të forcave të angazhuara për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Deri në këto momente, zjarri po përhapet për shkak të erës që favorizon flakët e zjarrit. Puna është përqendruar në izolimin e vatrës së zjarrit me qëllim që të mos krijojë rrezikshmëri për bujtinat dhe banesat në zonën e Thethit.

Arena e Lajmit

Zjarret në Bashkinë Shkodër, ja sa vatra janë aktive/ Në mbështetje të zjarrfikësve edhe forcat e ushtrisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook