Zjarri ne Shetel u vendos nga një i moshuar, flakët rrezikuan dy banesa

Një 83-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet si autor i një zjarrvënieje në fshatin Shetel në Durrës, njoftoi gazetarja Klodiana Haxhiaj për Arena e Lajmit referuar burimeve zyrtare.

Si pasojë e zjarrit u rrezikuan dy banesa, ndërsa janë djegur sipërfaqe toke të mbjella.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Shijak referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për shtetasin H. S., 83 vjeç, banues në fshatin Shetel.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina. Si pasojë e përhapjes së flakëve, u rrezikuan 2 banesa në këtë zonë dhe u dogjën sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të shtetasve të tjerë”, njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Zjarri ne Shetel u vendos nga një i moshuar, flakët rrezikuan dy banesa

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook