3 ditë përpara nisjes së kampionatit, Partizani e ka gati trajnerin e ri, i besohet sërish një kroati

Partizani bëhet gati për startin e superiores, teksa të hënën në mbrëmje, në “Arenën e Demave” do t’I vizitojnë shkodranët e Vllaznisë së Brdariç. Partizanin do ta drejtojë në këtë sfidë Abilaliaj, I cili ka marrë këtë detyrë provizorisht pas largimit të Orges Shehit, menjëherë pas eleminimit të të kuqëve nga Liga e Konferencës.

Megjithatë mësohet se trajneri i ri I Partizani është gjetur. Ai do të jetë kroati 52 vjeçar Miroslav Bojko. Palët kanë rënë parimisht dakord, ndërkohë që Bojko pritet ta shoh skuadrën që do të drejtojë, të hënën nga shkallët e stadiumit, për të marr detyrën më pas zyrtarisht në ditët në vijim.

Trajneri i ri pritet të vijë nga Kroacia dhe është një emër që është përfolur edhe më herët te “demat”, madje si për ironi të fatit në tetorin e shkuar, ai dhe Shehi ishin kandidatët kryesorë. Nëse do të dështonte pista me Orges Shehin, pritej që 52-vjeçari kroat të merrte frenat e “demave”.

Miroslav Bojko, i cili është pa ekip që nga 23 tetori i vitit 2023, kur u largua nga skuadra e Vukovarit, që militon në nivelin e dytë të futbollit kroat. Miroslav Bojko gjatë karrierës së tij si trajner, kryesisht ka drejtuar skuadra me profil të ulët në futbollin kroat.

Arena e Lajmit

3 ditë përpara nisjes së kampionatit, Partizani e ka gati trajnerin e ri, i besohet sërish një kroati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook