Aksident në aksin Levan-Vlorë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin e vjetër Levan – Vlorë , ku janë përplasur dy automjete tip “Benz” dhe “Audi” afërsisht 100 metra pasi kalon Qafën e Koshovicës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e qarkullimit rrugor e cila po normalizon lëvizjen e automjeteve qe krijuan radhë të gjata

Nga përplasja e dy automjeteve jane plagosur lehtë dy persona nga automjeti tip “Benz” ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër ndodhet në vendngjarje.

Dy te lënduarit janë dërguar me autoambulance në spitalin rajonal Fier dhe janë jashtë rrezikut per jetën.

Arena e Lajmit

Aksident në aksin Levan-Vlorë, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy persona përfundojnë në spital

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook