Avokati Altin Goxhaj vihet nën hetim/ Akuzohet se pengoi Policinë Bashkiake në Tiranë të dezinfektojë

Avokati Altin Goxhaj është vendosur nën hetim nga Policia e Tiranës.

Sipas njoftimit të Policisë së kryeqytetit, Goxhaj dyshohet se ka penguar punonjësin e Bashkisë së Tiranës që të kryejë procesin e dezinfektimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Altin Goxhaj.

Më datë 15.08.2024, është paraqitur për kallëzim punonjësi i Bashkisë së Tiranës, shtetasi S.B, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se gjatë dezinfektimit me insekticide, në rrugën “Bardhok Biba”, është penguar për kryerjen e detyrës, nga shtetasi Altin Goxhaj.

Gjithashtu i është marrë kallëzim shtetasit Altin Goxhaj, i cili pretendon se në rrugët e Tiranës janë hedhur lëndë helmuese dhe materialet janë referuar në Prokurori”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Avokati Altin Goxhaj vihet nën hetim/ Akuzohet se pengoi Policinë Bashkiake në Tiranë të dezinfektojë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook