Cili është rreziku nëse hapet Ura e Ibrit? Ja ç’thotë gjeneral Kadri Kastrati

Në rubrikën “Çështja e Ditës, me gazetarin Renaldo Salianji, në News24, është diskutuar lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Gjeneral Lejtnant Kadri Kastrati, ish-komandant i FSK, tha se është ngritur shumë tymnajë lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Ai tha se nuk ka ndodnjë rrezik që situata e sigurisë të përkeqësohet në pjesën e Mitrovicës Veriore ose Jugore.

“Mendoj se Ura do të duhej të hapej dhe nuk shoh asnjë problem”, tha Kastrati. Ai u shpreh se që nga viti 1999 Serbia ka krijua institucionet paralele, ka ngritur misionet e sigurisë, që ata e konsiderojnë si Brigada veriore, të gjithë të stërvitur këta, dhe e vetmja gjë që ka mbetur pa u shtrirë sovraniteti është pikërisht Ura e Mitrovicës.

Kastrati e konsideroi atë si Murin e Berlinit, pasi kështu e sheh ndarjen Serbia. “Ura e Mitrovicës duhet të hapet qoftë për bizneset, ashtu edhe për komunitetet”, tha Kastrati.

Në vijim ai u shpreh se BE dhe ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian po mbajnë anën e Serbisë, po bëjnë politika të dyfishta.

Kastrati tha se Policia e Kosovës ka ndërmarrë një sërë hapash për të shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë edhe në Veri, atje ku ka dominuar bandat apo Lista Serbe. Kastrati tha se atje edhe vetë komuniteti serb ka qenë peng i këtyre bandave kriminale.

Arena e Lajmit

Cili është rreziku nëse hapet Ura e Ibrit? Ja ç’thotë gjeneral Kadri Kastrati

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook